“Nuk jam mirë”, Fjoralba Ponari hap zemrën pas humbjes së madhe

Fjoralba Ponari humbi të ëmën në fillim të muajit shkurt. Ajo u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare, për arsye që nuk dihen ende.

Së fundmi, moderatorja ka bërë një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, ku një prej tyre e ka pyetur: A je mirë?

Fjoralba është treguar e sinqertë për gjendjen e saj emocionale, duke u përgjigjur se nuk është. Megjithatë, ajo ka provuar dhe një herë tjetër se është një vajzë e fortë.

“Jo nuk jam, por zgjedh me sforco e sakrificë të bëj para, sesa të mbytem në atë që nuk ndryshoj dot”, ka shkruar moderatorja.

Shtuar 24.03.2022 21:26