Kejvina Kthella, modelja shumë bujshme dhe e suksesshme shqiptare ka bërë mbrëmjen e djeshme një reagim mbi, “Big Brother VIP” ku publiku shqiptarë po sheh skena dhe ngjarje nga më të ndryshmet që artistët nuk i shfaqin me daljet e shkurtra në ekran.
Ajo përmes një Instastory në rrjetet sociale u shpreh e irrituar nga situatat e krijuara nga banorët e kësaj shtëpie. Nga ana e Kejvinës ky reagim nuk duket fare rastësor, pasi e bëri menjëherë pas hyrjes së Einxhel Shkirës, me këtë të fundit ka patur një konfikt madje edhe përleshje fizike e cila bëri bujë rreth dy vite më parë, shkruan Albeu.com.
“Po keto te Big Brother Vip janë këtu për shoë apo për luft”, shkroi Kejvina.
E penduar pse e pa spektaklin Kejvina shkroi:
“Zot te lutem me rikthe mbrapsht kto dy ore te jetes time qe i humba duke pare Big Brother Vip”.
Më poshtë gjeni edhe disa nga mesazhet dhe ofendimet publike të cilat vajzat i drejtonin njëra-tjetrës në Instagram, menjëherë pas sherrit./albeu.com/