Pas bujës që bëri me super hitin “Bonbon”, Era Istrefi firmosi një kontratë me gjigandin diskografik Ultra Music. Këngëtarja publikoi disa këngë në gjuhë të huaj. Megjithatë, kjo nuk i dha hovin e madh që do të kishte dëshiruar. Kohët e fundit, Era nuk ka qenë aktive në muzikë.
Ndonëse, ka premtuar disa herë se po punon për projekte të reja, ende nuk ka publikuar asgjë. Por pritjes i ka ardhur fundi pasi këngëtarja e ka gati këngën e re. “Muzikë e re shume shpejt, mbani sytë hapur”, shkroi ajo krahas një postimi në Instagram.
Ndërkohë, Era duket se nuk është më nën menaxhimin e “Ultra Music”. Këtë e ka konfirmuar vet shefja e distribuimit muzikor të “Ultra Publishing International”, Sony Okon. Ajo i është përgjigjur pyetjes së një ndjekësi në twitter.
View this post on Instagram
“Fatkeqësisht ajo nuk është në Ultra më, kështu që nuk kam ide për projektet e saj të ardhshme. Më vjen keq, do të doja të të kisha dhënë lajme të mira”, është shprehur ajo.