Protesta e zhvilluar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë po udhëhiqet nga Endriti, djali i Hashim Thaçit, dhe Klestori, djali i Kadri Veselit. Tubimi është thirrur kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Të lidhura
None found
Qindra persona janë mbledhur në shesh pas vendimit për dënimin e katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me një total prej 81 vitesh burgim.
Sipas aktgjykimit, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burg, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet.
Një protestë tjetër u mbajt gjatë ditës së sotme, e organizuar nga Veteranët e Luftës.
Pjesëmarrësit po kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Speciale, ndërsa protesta po zhvillohet paqësisht.
