Kush është Gerd Gjinarari (Gjenerali), i arrestuar në Belgjikë!

Gerd Gjinarari, 52 vjeç, i njohur si “Gjenerali”, i arrestuar ditë në parë ishte identifikuar më herët nga autoritetet belge. Në qershor, ai ishte arrestuar nga ekipi FAST i Policisë Federale, pasi autoritetet italiane e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të kryer në vitin 1997. Rrethanat e lirimit të tij pas atij arrestimi ende nuk janë bërë të ditura.

Gerd Gjinarari, ishte i dënuar përjetë për vrasjen e Naim Zyberit në një spital në Itali në ’97-ën. 52-vjeçari ishte sjell në 2014-ën në Shqipëri për shlyerje të dënimit, por 5 vjet më vonë u lirua me kusht nga Gjykata e Korçës, me saktësisht më 14 shkurt 2019, nga gjyqtari Markelian Kuqo. Kur në qershor të po atij viti, Apeli i Korçës kërkoi rikthimin e tij në qeli, por Gjinarari ishte zhdukur pa lënë gjurmë.

Të lidhura

None found

7 vite pas vendimit që i dha lirinë, autoritetet mundën ta lokalizojnë në Belgjikë ku dhe u arrestua nga autoritetet e atjeshme. Burimet bëjnë me dije se procedurat për ekstradimin e tij drejt Tiranës janë në proces dhe kthimi i tij në Shqipëri për të vijuar dënimin e përjetshëm është vetëm çështje kohe.

Gerd Gjinarari, i njohur dhe me nofkën Gerd Gjenerali, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Milanos, vendim i formës së prerë që prej vitit 2001, për vrasjen e Naim Zyberit.

Krimi ndodhi në vitin 1997 brenda një spitali në Milano. Gjinarari, bashkë me Arben Grorin, u paraqitën në spital si të afërm të Zyberit. Ata hynë në dhomën ku ndodhej duke mbajtur një buqetë me lule, brenda së cilës kishin fshehur armën e krimit. Ekzekutimi u konsiderua pjesë e përplasjes së përgjakshme mes grupeve rivale kriminale të Tiranës në vitet pas rrëzimit të regjimit komunist.

Vendimi i Apelit që e riktheu në burg u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, e cila nuk pranoi rekursin e tij. Më pas, çështja përfundoi në Gjykatën Kushtetuese, ku Gjinarari pretendoi se vendimet e Apelit dhe të Gjykatës së Lartë cenonin të drejtat e tij kushtetuese. Por më 16 janar 2023, Kushtetuesja vendosi të mos e kalojë çështjen për shqyrtim në seancë plenare, duke i mbyllur rrugën e fundit ligjore. Në po atë vit, dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Këshillit të Lartë gjyqësor për shkarkimin e gjykatësit Markelian Kuqo, sipas propozimit të bërë me herët nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani.

Por kush ishte Naim Zyberi që u vra nga Gerd Gjenerali?

Në fillim të viteve ’90, Naim Zyberi njihej si një nga të fortët e kryeqytetit, rival i fortë i një tjetër emri të njohur në Tiranë gjatë atyre viteve, Gaz Muça. Zyberi u ekzekutua më 6 gusht të vitit 1997 nga tre persona, dy prej të cilëve Arben Grori dhe Gerd Gjinarari

Naim Zyberi në vitet e para të ’90-s kishte arritur të mblidhte rreth vetes një grup djemsh, të cilët, sipas mënyrës që kishin vetëpërcaktuar, bënin ligjin në lagjet e kryeqytetit.

Ai u cilësua si një nga atentatorët e Gaz Muçës, ngjarje për të cilën edhe u arrestua bashkë me Franc Konomin, i cili nuk u mor vesh asnjëherë se si arriti jo vetëm të dilte nga burgu, por edhe t’i shpëtonte deri në vitin 2010 hakmarrjes së djemve të Rrugës Bardhyl.

Pas hapjes së burgjeve në ’97-n, edhe Naim Zyberi si shumë të tjerë arritën të largoheshin nga qelitë duke rifituar lirinë.

Por Zyberi nuk do t’i shpëtonte dot hakmarrjes për vrasjet e Artur Grorit dhe të Gaz Muçës. Ai u ndoq deri në Itali nga vëllai i Grorit, Arbeni dhe atentati i parë iu bë në një bar në Torino, vend ku Naim Zyberi mbeti i plagosur rëndë dhe për këtë arsye, iu desh të qëndronte i shtruar në spital për disa kohë.

Madje, për mjekim më të specializuar u dërgua në spitalin e Milanos.

Fakti që Zyberi mbeti gjallë nuk bëri që autorët të dorëzohen.

Më datë 6 gusht, Gerd Gjinarari, që mbante një tufe me lule në dorë, brenda të cilës kishte fshehur pistoletën dhe Arben Grori, bashkë me një person tjetër, futen në dhomën e spitalit ku ndodhej Zyberi dhe e qëllojnë aty për vdekje. Por shumë shpejt arrestohen nga policia italiane. /albeu.com/


Shtuar 18.09.2026 23:54

sultanbeyli escortparla iptvgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetpusulabetpusulabetcratosroyalbetHoliganbetjojobetJojobetJojobet