Reperi serb Devito ka performuar të shtunën në një klub nate në Bosnjë.
Ai u turpërua kur një nga fansat e tij tentoi t’i hiqte maskën, e cila është simbol tij. Reperi i ri nuk e ka shfaqur fytyrën që nga fillimi i karrierës së tij, ndaj nuk ka dyshim se nuk ka qenë aspak i kënaqur me lëvizjen e fanses së tij.
Sigurimi ka reaguar me shpejtësi dhe ka larguar personin që tentoi të hiqte maskën.