Nuk do ta marrë apartamentin dhuratë nga BBV? Arjola Demiri zbulon çfarë po ndodh me shtëpinë

E ftuar pak kohë më parë në “N’majë t’gjuhës”, pas një batute të Xherit e cila e pyet se sa metra katotrë është apartamenti, përgjigja e Arjolës duke qeshur ishte: “Nuk e di akoma”.

Me këtë deklaratë, dyshimet nga më të ndryshme u hedhën në rrjet nisur nga buja e madhe që bëri surpriza e Arjolës që kushtoi dyfish i çmimit të fituesit të BBV.

Por, Aktorja e ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku tregoi se çfarë po ndodh me shtëpinë e dhuruar nga Top Channel teksa ajo ishte në “Big Brother VIP”.

Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, u shpreh se përtej zërave të lig, nuk vihet në diskutim gjiganti mediatik që ma bëri këtë dhuratë.

“Shtëpia është e mjaftueshme, është në ndërtim. Jam shumë krenare për televizionin që punoj. Jam shumë, shumë falënderuese për dhuratën fantastike që më kanë bërë “Big Brother” dhe Top Channel”, tha Arjola.

Kjo e fundit shtoi se qëllimi i saj në BB VIP ishte pikërisht që të fitonte dhe të investonte për të blerë shtëpi.

“Jam shumë e lumtur, në mëndje kam të gjitha detajet për arredimin. Me bebat po mendojmë për ngjyrat si do e lyejmë. Është shumë emocionuese kjo pritja, por kam të gjithë kohën për të menduar për të gjitha”, përfundoi aktorja e njohur.


koment