Një ndjekës tha se Sara është më e mirë, por Lorit nuk i pëlqeu: E ke gabim (FOTO LAJM)

Lori Hoxha është një prej personazheve më të komentuara në mediat rozë.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit detaje nga prapaskenat e programeve në Top Channel, por edhe detaje nga jeta e saj.

Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë me ndjekësit në “Instsgram”.

Një ndjekës i shkruan Lorit se ka pëlqyer gjithmonë më shumë Sarën si një njeri të qetë dhe të guximshëm.

“Më fal Lori por gjithmonë kam pëlqyer Sarën më shumë. Dhe për atë, si mund të jesh aq e qetë dhe përsëri kaq e guximshme?”- shkruan ndjekësi.

“Ska gjë. E ke gabim sepse unë jam më e mirë dhe ajo nuk është e qetë”, ia ka kthyer Lori.


Shtuar 26.09.2022 15:41