Një bjonde dhe një brune, njihuni me dy vajzat protagoniste në “Love Story” (FOTO LAJM)

“Love Story” nisi sezonin e tij të dytë mbrëmjen e djeshme dhe ndryshe nga Love Story 1, kësaj here do të kemi në “fron” edhe dy vajza, të cilat do të zgjedhin mes djemve konkurrentë.

Pra protagonistë do të jetë jo një, por 4 konkurrentë: 2 vajza dhe 2 djem. Nëse me njërin prej tyre u njohët dhe e kemi fjalën për Kristi Aliajn, që qëllon të jetë djali i Robert Aliaj, tre të tjerët mbetën surprizë deri më tani.

Djali tjetër “në fron” quhet Xhoni, jeton në Hamburg dhe nga prezantimi i parë tha se është aktor. Fillimisht, vajzave konkurrente ju prezantua si banakier për t’i njohur më mirë.

Kush janë vajzat?

Dea dhe Daniela! Dea, për shumë kohë kishte punuar si stjuardesë dhe padashur profesioni e kishte shkëputur nga një qëllim tjetër shumë i rëndësishëm: gjetja e gjysmës më të mirë.

E ndërsa Daniela, u prezantua si ish-konkurrente në Miss Universe dhe shtoi se edhe kur nuk ka vëmendjen e të tjerëve “përpiqet ta marrë me çdo kusht”. Në videon prezantuese, Daniela ishte e qartë kur tha se në raport me djemtë “merr gjithmonë atë që do.”


Shtuar 16.11.2021 09:11