Ngjashmëri e frikshme, modelja shqiptare është kopja identike e Dua Lipës (FOTO LAJM)

Ajo është një nga këngëtaret më të suksesshme në botë dhe në çdo moment na bën krenarë me arritjet e saj. Është fjala për këngëtaren e famshme shqiptare, Dua Lipa.

Publiku dhe fansat e saj dinë shumë rreth jetës së saj private dhe profesionale, por deri tani nuk e kemi ditur se ajo ka një “binjake” që i ngjason aq shumë.

Edhe pse në fakt nuk ka asnjë lidhje gjaku me Dua Lipën, bëhet fjalë për blogeren shqiptare, Hilda Kërtalli. Kjo e fundit shfaqet shumë shpesh në “Youtube” dhe vazhdimisht është komentuar për ngjashmërinë që ka me këngëtaren.

Së fundi ajo ka publikuar edhe një video ku ka rikrijuar disa nga imazhet ikonike të Duas. Edhe pse ajo vetë thotë se nuk mendon se ka ngjashmëri me yllin e pop-it, vajzat në fakt duken si dy pika uji.

Ajo i ka publikuar fotot edhe në “Instagram” dhe mund të thuhet se është e vështirë të dallosh se cila është Dua dhe cila është Hilda.

Hilda nuk është e panjohur për publikun shqiptar, pasi ka dalë fituese e spektaklit të modeleve në Top Channel, “She’s on Top”.


Shtuar 18.11.2021 14:30