Nga eliminimi i Amos te hyrja e shokut të ngushtë, “Big Brother VIP” mban me hatër Luiz Ejllin?

Nëse spektakli i të shtunës i “Big Brother VIP” ishtë “rënia e Luizit”, padyshim që ky i sotmi është “shkëlqimi i Luizit”.

Spektakli nisi me eliminimin e Amosit që u komentua si hakmarrja e publikut për eliminimin e Efit. Por e gjitha kjo shkon në favor të Luizit i cili barazohet me konkurrenten e tij më të fortë, Oltën.

Luizit i iku Efi, Oltës i iku Amosi. Pooor Luizit i erdhi sërish “Efi” i tij. Shtëpisë sot iu bashkua aktori Tan Brahimi i cili u prit nga Luizi që e njihte që jashtë, ndërsa iu tha banorëve se ditë të zeza do vijnë për to.

Një tjetër lajm fantastik për a.k.a “Luanin”. Luizi shpallet i preferuari i publikut.

Dhe ëmbëlsira për në fund. Kiarës i jepet i njëjti privilegj që iu dha Dea Mishel një javë më parë dhe ajo bëri të njëjtën lvizje. Dërgoi në nominim 3 kundërshtarët e tyre më të fortë, Oltën, Dean dhe Tean.

“Të adhuroj”, i tha Luizi Kiarës për këtë zgjedhje.

A e teproi “Big Brother VIP” me avantazhet për Luizin brenda natës?
/albeu.com/