Një mesazh privat i dërguar nga Neymar në Instagramin e Arbenitës ka bërë xhiron e rrjetit. Ky mesazh është shpërndarë nga vetë modelja, por duket se nuk është pritur shumë mirë nga Fero.
Dyshja nuk ndiqen më në Instagram dhe kjo ka bërë që të lindin dyshimet se çifti po kalon një krizë, për mos të thënë ndarje.
“Live” në Instagram, duke përdorur nota tallëse dhe ironike, Fero u shpreh se Arbenita e ka lënë dhe po e vuan shumë këtë fakt. Madje ai vazhdoi me ironinë duke thënë se do t’i dedikojë 10 këngë asaj.
“M’ka lënë Arbenita, jam duke vuajtur. Jam duke vuajtur. Kismet Arbenitës do ja bëj 10 muzika se jam duke vuajtur,”-dëgjohet të thote Fero.