Nëse unë flas, ka probleme të mëdha/ Kë po “kërcënon” Albano Bogdo

Aktori i humorit Albano Bogdo, ishte padyshim një nga konkurrentët më të fortë dhe me më shumë ndjekës të “Ferma VIP”. Kur emri i tij lakohej si fituesi, aktori hoqi papritur dorë nga gara, pas debateve të ashpra me Robert Aliajn.

Daljet e tij pas përfudnimit të reality show-t kanë qenë të rralla, por nuk ka ndodhur e njëjta gjë me postimet e tij në rrjetet sociale.

Duket sikur Albano i dedikon dikujt Story-t e tij në “Instagram” edhe pse nuk ka zgjedhur të jetë konkret.

“Më besoni! Nuk flas dot. Po fola big big trouble (probleme të mëdha)”, shkruan aktori duke iu referuar fjalimit të famshëm të Jose Mourinho.


Shtuar 27.06.2024 12:13