Sjelljet dhe veprimet që keqkuptohen mes një djali dhe një vajze, apo dhe të të njëjtës gjini ishte tema e diskutimit sot në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi. Të ftuar ishin Albatros Rexhaj, Arba Gramo dhe Entela Binjaku, të cilët ndanë eksperiencën dhe mendimet e tyre në lidhje me situata konkrete në jetën e përditshme.
Arba pohoi se nëse dy të rritur burrë dhe grua e kanë konsideruar deri në një moment njëri tjetrin shok dhe miq, dhe më pas ka një episod seksual mes tyre nuk ka pse të prishet shoqëria, kjo gjë nuk vlen vetëm për marrëdhëniet në punë. Ndër të tjera theksoi se këto janë gjëra të zakonshme, por shtoi se mënyra e saj e komunikimit në mënyrë miqësore dhe të sjellshme është keqkuptuar nga shumë njerëz.
“Gjuha e trupit mua më ka ngatërruar jashtëzakonisht shumë. Dhe mënyra se si sillem dhe se si jam shumë solare me njerëzit dhe flas me të gjithë, mund të bëj dhe ndonjë batutë”.
Ermali e pyet se deri në çfarë pike ka shkuar keqkuptimi, ajo tregoi se fjala “mirëmëngjes” është perceptuar si “ajo vdes për mua”.
Nga ana tjetër Albatrosi theksoi se femrat janë më të sinqertë në deklarimin e miqësisë krahasuar me meshkujt. Këta të fundit, sipas tij, janë të rrallë t’i rezistojnë një miqësie me një vajzë, por ndryshon perceptimi dhe sjellja më rritjen e viteve duke u bërë më të matur.
“Njeriu sot rafinon shijet. Nuk duhet ta trajtojmë njeri tjetrin që s’ka shije dhe ç’ka ti del përpara shkon me të. Kjo është shumë e ulët të mendojmë për tjetrin, aq më shumë për partnerin. Nëse ti për partnerin mendon që partneri yt si të ulet me dikë ka me shku me të ndaju shoku, ndaju shoqe, sepse ti po mendon që ajo është k*rv apo është k*rvar”.
Nga ana tjetër edhe sociologia Entela Binjaku tha të njëjtën gjë, se mes marrëdhënieve të krijuara burrë grua gjithmonë i jepet ngarkesë seksuale. Ajo nënvizoi se femrat janë ato që e marrin më së shumti një sjellje si një sjellje seksuale, madje shtoi se në gjuhën e trupit jemi deficitar.
“Në gjuhën e trupit jemi mjaft deficitar, shumë impulse apo gjeste, mimike, mund të ketë deri diku ndonjëherë ngarkesë seksuale gjesti, por kam përshtypjen që ka prej nesh që e bëjnë edhe pa u thelluar fare”./albeu.com