Nënë e tre fëmijëve, aktorja shqiptare lë karrierën për t’u futur në “Big Brother VIP”? (FOTO LAJM)

Teksa asnjë emër nuk është konfirmuar zyrtarisht për “Big Brother VIP”, së fundmi një tjetër personazh po përflitet se do jetë pjesë e formatit. Bëhet fjalë për aktoren e dashur shqiptare Arjola Demiri. Miq të afërt të saj, të cilët ishin të pranishëm në ditëlindjen e Arjolës dy ditë më parë, i kanë thanë “Vip-magazine.al” se Arjola Demiri do të jetë pjesë e “Big Brother Vip”.

Vlen të theksohet se vetë produksioni nuk ka konfirmuar asnjë personazh. Në faqen zyrtare të programit në Instagram janë publikuar videot e dy prej konkurrenteve të tij, por pa iu zbuluar portreti. Sipas zërave, vajzat në fjalë janë dy këngëtaret Sheila Haxhiraj dhe Semi Jaupaj.

Mes personazheve të përfolur janë: Riselda Sejdija, Romeo Veshaj, Ema Andrea, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Robert Berisha. Kujtojmë se transmetimi i këtij edicioni pritet të nisë më 1 tetor. Shtëpia do të jetë me një sipërfaqe prej 1500 metra katrorë, ndërsa çmimi i madh këtë vit dhe do të jetë 100 mijë euro.


Shtuar 22.09.2021 12:36