Në lidhje me Brad Pitt, këngëtarja e njohur shuan kuriozitetin e të gjithëve

Pasi ka fituar betejën ligjore me Angelina Jolie për kujdestarinë e fëmijëve, u tha se Brad Pitt ka një flirt me këngëtaren 36-vjeçare, Andra Day, me të cilën janë njohur gjatë “Oscar 2021”.

Së fundmi ka reaguar këngëtarja nëpërmjet një interviste për “Entertainment Tonight”, e cila tha se këto spekulime nuk janë asnjë më shumë veçse trillime hollivudiane.

“Ne nuk po takohemi. Ne as nuk e njohim njëri-tjetrin. Pavarësisht thashethemeve. Ai është i shkëlqyeshëm. Shumë i talentuar, i mrekullueshëm”, u shpreh Day.

Kujtojmë se para pak kohësh, Angelina Jolie ka akuzuar ish-burrin e saj për dhunë në familje dhe ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte viktimë e dhunës në familje nga Pitt. Dokumentet tregojnë më tej se fëmijët e tyre kanë rënë dakord të japin dëshmi kundër dhunës së pretenduar të aktorit 57-vjeçar. Për këtë arsye këto ditë kanë qenë shumë të vështira për Brad Pitt, ndaj ai është hedhur në krahët e ish-bashkëshortes, Jennifer Aniston për të gjetur mbështetje.

“Angelina ka luftuar me dhëmbë dhe gozhdë për të marrë atë që dëshiron në këtë divorc, kur bëhet fjalë për fëmijët e saj ajo nuk do të tërhiqet. Ajo po i paguan ekipit të saj ligjor një pasuri, kështu që nëse beson se një nga avokatët e saj duhet të shkojë, ajo nuk do të hezitojë të tërheqë këmbëzën”, një burim i afërt me Jolie tha për prestigjozen “DailyMail”.


Shtuar 30.06.2021 10:34