Në 40-vjetorin e lindjes, Meghan Markle publikoi “padashje” foton e parë të vajzës (FOTO LAJM)

Dukesha e Sussex, Meghan Markle festoi dje 40-vjetorin e lindjes. Me këtë rast është shfaqur për herë të parë në publik pas lindjes së vajzës Lilibet Diana.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ajo ka lajmëruar se do të ndihmojë të gjitha gratë që të rikthehen sërish në punë pas pandemisë së Covid.

“Duke qenë se po bëj 40 vjeçe, po ju kërkoj 40 miqve të mi të japin 40 minuta nga koha e tyre për të ndihmuar një grua që të mobilizohet sërish në forcën punëtore. Më shumë se 2 milionë gra vetëm në Amerikë dhe miliona të tjera rreth botës kanë humbur punët e tyre për shkak të Covid”, shprehet Meghan në video.

Mirëpo, në këtë video kanë tërhequr vëmendjen një detaj shumë i rëndësishëm, bëhet fjalë për foton e Lilibetës së vogël në tavolinën ku Meghan po qëndronte.

Në të shihet princi Harry duke mbajtur në krahë një bebe të porsalindur dhe të gjithë janë të bindur se fëmija është pikërisht vajza e tyre.


Shtuar 5.08.2021 16:08