Ndër aktorët e ndritur të skenës dhe teatrit shqiptar, por si u la në harresë dita e rëndësishme për Bujar Asqeriun

Është njëri nder aktorët më të spikatur te skenës dhe ekranit shqiptar, i brezit te viteve `80-te, ajo gjenerate që diti te jape nje fryme rinore e “arome” te kendeshme kinemasë sone.

Po flasim për Bujar Asqeriun i cili lindi më 13 gusht 1956 në Vlorë, dhe ditën e djeshme festoi 66-vjetorin e lindjes.

Por ditëlindja e tij mbeti në harresë dhe asnjë institucion i kulturës nuk i bëri qoftë një urim aktorit të mirënjohur që i ka dhuruar shumë teatrit dhe skenës shqiptare.

Bujar Asqeriu, artisti i palodhur, ka një galeri të pasur rolesh, me më shumë se 100 role në karrierën e tij. Suksesin më të madh e ka arritur me rolin e Telos në filmin “Njeriu i mirë” (1982), me të cilin i dha jetë një karakteri të fortë, punëdashës, njeriun e sakrificës, me qëndrueshmëri morale dhe me ideale, por jo i skematizuar. Me këtë rol, ai fitoi dhe Medaljonin e Festivalit V të Filmit Shqiptar. Edhe në filmin “Një emër midis njerëzve (1985) u nderuar me Medaljonin e Festivalit VI.

Filmi i parë i luajtur nga aktori është “Në shtëpinë tonë” me regjisorin e madh Dhimitër Anagnosti. Artisti e kujton me shumë nostalgji fëmijërinë e tij. Por suksesi për artistin ishte një surprise e këndëshme, pasi edhe pse ishte një student i veshur keq, e i paushqyer mirë e në moshë të vogël, u përzgjodh për të luajtur role të rëndësime në ekranin e madh shqiptar. Kjo ishte edhe pikënisja e një rruge të gjatë artistike dhe me një galeri të pasur rolesh.

Janë të shumta rolet në skenë. Duke filluar me rolet e Fatosit dhe Muzakes, në filmat “Në shtëpinë tonë” (Dh. Anagnosti, 1979) dhe “Liri a vdekje” (I. Muça & K. Mitro, 1979). Por suksesin më të madh e ka pasur me rolet e Telos në filmin “Njeriu i mirë” 1982 dhe Avni Rustemit në filmin “Një emër midis njerëzve” 1983, për të cilët ka fituar Medalionin e Festivaleve të Filmit të viteve 1983 e 1985.

Ndër filmat e tjerë mund të përmendim “Në shtëpinë tonë” 1979, “Radiostacioni” 1979, “Vëllezër dhe shokë” 1979, “Në Prag të lirisë” 1981, “Në emër të lirisë” 1987, “Misioni përtej detit” 1988, “Jeta në duart e tjetrit” 1990, “Dëshpërimisht” 2000.

Filumena Marturano (2009), Domenico
Trapi i vjetër – (2005), deputeti (telekomedi)Radiostacioni
Lettere al vento – (2003), Gon Doji
Prindër të vegjël – (1991) (TV)
Jeta në duart e tjetrit – (1990)
Misioni përtej detit – (1988)
Në emër të lirisë – (1987)
Telefoni i një mëngjesi – (1987)
Tri ditë nga një jetë – (1986), shoku i Sandrit, kineasti tjeter
Një emër midis njerëzve – (1983)
Njeriu i mirë – (1982), Telo
Ditë të qytetit tim – (1982)(TV)
Në prag të lirisë – (1981)
Në shtëpinë tonë – (1979)
Liri a vdekje – (1979), Muzaka
Radiostacioni (1979)
Cmimet dhe Nderimet

1293531022-bukur_11Në Festivalin e Dramës Shqipe në Gjilan,Kosovë (2002), fitoi çmimin si “Aktori më i mirë” me rolin e ministrit në dramën “Shpirti i ujkut” të Ferdinand Hysit, e vënë në skenën e teatrit “Petro Marko” të Vlorës. Fitoi cmimin e “Aktorit më të mirë “ 2006, në Fier, me rolin e McLeavy-t, në dramën satire “Preja” të Xhon Ortonit , e vënë ne skenën e Teatrit . Bujar Asllani është edhe një recitues i njohur i poezisë shqipe. Mban titullin “Artist i merituar”./