Marshimi i pandalur i qytetarëve në Tiranë ka kaluar edhe pranë selisë së Partisë Demokratike, ndërsa zemërimi i protestuesve nuk është drejtuar vetëm ndaj qeverisë, por ndaj gjithë klasës së vjetër politike.
Gjatë lëvizjes së tyre nëpër akset kryesore të kryeqytetit, protestuesit e revoltuar janë ndalur përpara godinës së Partisë Demokratike.
Të lidhura
None found
Në një reagim të fortë, ata kanë thirrur në kor “opozitë e shitur”, duke e konsideruar drejtimin e demokratëve si pjesë të problemit.
Në momentet kulmore të marshimit, turma ka vënë në të njëjtin nivel përgjegjësinë e kryeministrit aktual dhe të kreut të opozitës për gjendjen në të cilën ndodhet vendi, duke brohoritur: “Rama në burg, Berisha në burg!”.
