“Muza ime”, më romantik se kurrë, Maestro uron për ditëlindje partneren

Ai tashmë njihet si lezeti i “Big Brother VIP 2”. Po flasim për Masestro Armaldo Kllogjerin.

Sot për Armaldon është një ditë speciale pasi partnerja e tij feston ditëlindjen. Kujtojmë se me partneren e Armaldos, Aidën u njohëm në BBV kur ajo hyri për të surprizuar bashkëhsortin, dhe i zbuloi edhe gjininë e fëmijës që do presin. Ata do bëhen prindër të një vajze për herë të dytë.

“Sot dua t’i uroj ditëlindjen gruas më të veçantë që kam njohur, me të cilën kam lidhur jetën prej vitesh e që po më bën babain më të lumtur të dy vajzave.
Gjithmonë kur vjen fjala për frymëzim mbetesh vetëm ti muza ime.

Gëzuar ditëlindjen dhe ashtu siç e thotë kënga dedikuar ty “gjithë jetën në krahët e njëri-tjetrit”.”, shkruan Armaldo./albeu.com/

View this post on Instagram

A post shared by Maestro Armaldo Kllogjeri (@maestro_armaldo.kllogjeri)