Muaji i ndarjeve, një tjetër çift shumë i dashur i showbizzit i jep fund lidhjes? (FOTO LAJM)

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u ndanë pak ditë para se të niste muaji nëntor, Camila Cabello dhe Shawn Mendes njoftuan ndarjen para pak ditësh pas dy vitesh lidhje, e po kështu Kaia Gerber dhe Jacob Elordi i dhanë fund romancës dhe këto janë vetëm disa shembuj.

Mesa duket nëntori qenka muaji i ndarjeve, dhe “listës” thuhej se i ishin bashkuar edhe Priyanka Chopra dhe Nick Jonas.

Gjithçka nisi pas një veprimi që aktorja me origjinë nga India bëri në rrjete sociale, duke hequr mbiemrin e burrit të saj, Jonas. Të shumta ishin reagimet e fansave në rrjetet sociale të cilët mendonin dhe ishin të bindur se dyshja e njohur është duke kaluar një krizë martesore.

Mirëpo, aktorja i dha fund shpejt, njëherë e mirë këtyre spekulimeve. Këngëtari i “Find You” ndau një video nga palestra në Instagram dhe 39-vjeçarja bëri një koment romantik në postimin e tij. Priyanka komentoi “Dreq! Sapo vdiqa në krahët e tu”, shoqëruar me disa emoji. Megjithatë, është e paqartë pse Chopra hoqi emrin Jonas nga llogaritë e saj në mediat sociale.

Chopra dhe Jonas filluan të takoheshin në maj 2018. Ata u fejuan zyrtarisht në një ceremoni në Dubai në gusht 2018, përpara dasmës së tyre luksoze në dhjetor të po atij viti.


Shtuar 23.11.2021 14:53