“More fund”, Fatjoni paralajmëron Muratin për “rrezikun” që i kanoset nga Sindi

Ditët e fundit në “Për’puthen” kanë qenë një arenë e vërtetë debati mes Sindit dhe Arjan Konomit dhe disa konkurrentëve.

Ditën e djeshme pas transmetimit të takimit me Muratin, Sindi tha se do të bënte një deklaratë dhe se kishte një surprizë. Ajo solli një vrasëse mizash në studio dhe ja drejtoi Julit. Sindi u shpreh se Juli ka thënë gjatë një puntate në “Për’puthen” se duhet ta vrasin mizën, referuar saj.

“Vrite pak mizën. Ne shqiptarët kemi një shprehje atë që thuaje mbaje. Merre pallaskën dhe gjuaje mizën. Ti mund të gënjesh shqiptarët me ato autostopet, por mua nuk më gënjen. Ne shqiptarët që të rritëm 200K brenda një ditë, të fusim edhe 200 pashë nën dhe”, i tha Sindi Julit.

Mirëpo ajo nuk e mbylli me kaq. Më pas Sindi vijoi me Mevlanin dhe Rinianin.

“Ke vazhduar të më ofendosh dhe të më thuash sorrë. Ato fjalë shko thuaja mamit dhe motrës në shtëpi. Ku e ke byrazerin tënd e shite për lekë”, u shpreh Sindi drejtuar Mevlanit. Po ashtu ky i fundit e ofendoi dhe tha se Sindi është rritur nga takimet e tij.

Më tej Sindi tha se edhe Arjani kishte thënë të enjten nën zë “hiqjani bateritë kësaj”. Arjani e pranoi këtë gjë dhe tha se ka qenë batutë. Gjithashtu ai u përplas me Sindin dhe e ofendoi duke u shprehur se ai që do e zgjedhë atë për partnere do të jetë fatkeq. Arjani i bëri thirrje edhe Muratit që të kërkojë në vajzë të mirë, sepse ai nuk meriton dikë si Sindi. Opinonisti u shpreh se Sindi ka çekuilibër nervor dhe se para të futej në emision duhej të kishte bërë një vizitë tek psikologu.

Në fund të gjithë këtij debati, Sindi tha se tashmë është në emision vetëm për Muratin. Ndërsa ky i fundit nuk u deklarua vetëm për Sindin, duke u shprehur se nuk është ende i bindur.

Së fundmi, një nga ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Fation Kuqari ka publikuar së fundmi në InstaStory një foto të konkurrentes, fytyrën e së cilës e ka mbuluar me një ‘emoji’ që tregon irritim, krahas së cilës shkruan:

“E theva telefonin tashmë”.

Ndërkohë, pas pak minutash ai ka publikur të njëjtën foto, kësaj rradhe me një ‘emoji’ duke vjedhur vrerë krahas së cilës ka shkruar:

“Abiiii mos bjer në grackën e kësaj se more fund…”, duke ju drejtur kështu Muratit, djalit turk per të cilin Sindi tha se është në emision vetëm për të.


Shtuar 24.03.2021 08:54