“Mora vesh që jam zënë rob në Ukrainë”, Blendi Fevziu reagon pas fotos virale

Pasi Blendi Fevziu bëri me dije se është futur në Ukrainë në rrjetet sociale kanë nisur memet dhe lajmet e pavërteta.

Me një foto nga qyteti i Ukrainës, Lviv, Fevziu tregoi ditën e djeshme se ka vizituar nga afër një prej vendeve më të komentuar. Edhe pse është më në perëndimin të Ukrainës, në kufi me Poloninë, ky qytet është i mbushur me barrikada të vendosura në të gjitha rrugët, pasi edhe aty rreziku është evident.

Mes shumë fotove të tjera, sot në rrjetet sociale ka qarkulluar edhe një photoshop i Blendit në ushtrinë e Ukrainës. Kjo foto është shpërndarë edhe nga vetë gazetarin në faqen e tij zytare në Instagram duke shkruar:

“Më në fund mora vesh nga lajmet që jam zënë rob në Ukrainë. Siç e shihni barku nuk lë fare vend për performancë ushtarake. Pa llogarit mungesën e flokëve që bën të të thajë koka nga i ftohti. Gjithsesi zgjidhja më e mirë e luftës do kishte qenë që rusët të dorëzonin vërtet armët dhe të refuzonin të luftonin kundër një vendi me të cilin kanë qenë për vite vëllezër dhe ndaj të cilit po kryejnë një agresion duke shkelur çdo traktat dhe të drejtë ndërkombëtare. Dhe duke marrë njëkohësisht në qafë edhe miliona rusë të thjeshtë që janë kundër kësaj lufte.”

Kjo nuk është hera e parë që Fevziu shpërndan të tilla postime. Ai pranon me sportivitet dhe vendos që t’i ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale memet që lidhen me të, duke treguar se e kupton humorin në rrjet dhe se shakatë i merr me pozitivitet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)


Shtuar 6.03.2022 10:36