Menduan se ishin fikur kamerat, publikohen momentet intime mes Argjendit dhe Mikelës (FOTO LAJM)

Argjendi dhe Mikela ishin tepër të afërt gjatë takimit të tyre, por diçka më shumë ndodhi kur mendonin se u fikën kamerat. Në një moment, Argjendit i erdhi një mesazh nga Ritvana dhe i tha Mikelës se kush i kishte shkruajtur.

Menjëherë pas mesazhit, u hodh në krahët e Mikelës duke i dhënë dhe një puthje në gjoks. Mikela e kalon me të qeshur këtë situatë duke i thënë: “Në një moment kaq romantik më kujton Ritën?”

Ndërsa në studio, Ritvana shpjegoi se i shkruajti Argjendit për fotografitë që kishin bërë pasi donte t’i postonte në rrjete sociale.


Shtuar 24.09.2021 20:35