Pas një viti lidhje, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly u fejuan, në janar të këtij viti. Vetëm së fundmi aktorja ka zbuluar për të gjithë “sekretin” e marrdhënies së tyre dhe tingëllon çudtishëm.
“Ne konsumojmë gjakun e njëri-tjetrit. Vetëm disa pika, për qëllime rituale”, ka shpjeguar Megan Fox.
Këtë ritual çifti e praktikoi edhe në fejesën e tyre:
“Unë thashë po … Dhe më pas pimë gjakun e njëri-tjetrit,” shkroi Fox në mbishkrimin e videos së saj dhe MGK-së.
Fox më vonë sqaron se ajo, në fakt, nuk ia merr shpirtin Machine Gun Kelly – ose ndoshta ajo e bën.
“Nuk do ndodhi,” tha Fox duke qeshur. “Më lini t’ju them. Ndoshta jo saktësisht kështu, por një version i kësaj ka ndodhur shumë herë.”
Fox mund të ketë tashmë në pronësinë e saj shpirtin e të fejuarit të saj, megjithatë, pasi ajo beson se mund të ketë pasur një dorë në krijimin e tij gjatë dëshirës së saj të fëmijërisë.
“Ai është fjalë për fjalë personi që e kam manifestuar që kur isha katër vjeçe,” tha Fox.
“Unë jam gjithashtu katër vjet më e madhe se ai. Pra, mendoj se e krijova atë. Mendimet dhe qëllimet e mia e bënë atë personin që është, kush e di se si do të dukej apo do të ishte sikur të mos ishte mua.”/albeu.com/