Megan Fox në pritje të ëmbël/ Aktorja konfirmon me vargje: Asgjë nuk humb përgjithmonë!

Aktorja Megan Fox, ka zbuluar se është sërish shtatzënë me Machine Gun Kelly, pas abortit të dhimbshëm.

Fox e dha lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale ku në njërën foto ishte e mbuluar me bojë të zezë dhe mban duart në bark, ndërsa në tjetrën një test pozitiv shtatzënie.

“Asgjë nuk humb përgjithmonë. Mirë se u ktheve”, shkroi ajo

38-vjeçarja ka tre fëmijë me ish-burrin Brian Austin Green: Noah, 11 vjeç, Bodhi, 9 vjeç dhe Journey, 7 vjeç.

Ndërsa reperi 34-vjeçar është baba i një vajze, Casie, 15 vjeçe që erdhi në jetë në vitin 2009 nga lidhja e tij me Emma Cannon.

Në performancën e tij në Billboard Music Aëards, ai nxiti dyshimet për abortin e Megan pasi tha se ia dedikonte këngën “fëmijës që s’erdhi në jetë”. Vetë aktorja e konfirmoi ngjarjen në librin e saj me poezi. Në një intervistë, ajo është shprehur se aborti ishte “i vështirë” për t’u pranuar.

“Aborti ishte shumë tragjik për mua dhe më la me shumë dhimbje e vuajtje”.

Çifti ka pasur ulje-ngritje ndërsa thashethemet e shtatzënisë dolën në korrik kur Fox mori pjesë në video-klipin “Lonely Road” të MGK. Ajo nuk foli rreth lajmeve asokohe, por pak më vonë shihej barku i saj i rrumbullakosur në daljet publike.


Shtuar 12.11.2024 15:53