Dion Gallapeni beson te fitorja e Kosovës ndaj Izraelit: Jemi përgatitur në mbrojtje

Mbrojtësi Dion Gallapeni shprehet i bindur se Kosova ka kapacitet për ta mposhtur Izraelin.

Të lidhura

None found

Në një prononcim për “Klan Kosova”, pak para fillimit të takimit, ai tha se skuadra e ka studiuar kundërshtarin dhe i ka kushtuar vëmendje të veçantë organizimit defensiv.

“Sigurisht që jemi gati. E kemi analizuar me kujdes kundërshtarin dhe e dimë se bëhet fjalë për një ekip cilësor, me futbollistë që dinë të veprojnë në hapësira të ngushta. Shpresojmë të arrijmë një rezultat pozitiv”.

Duke folur për përmirësimet pas ndeshjes me Austrinë, Gallapeni theksoi se mbrojtja ka qenë fokusi kryesor i punës së ekipit.

“Në aspektin defensiv nuk kemi qenë në nivelin e paraqitur ndaj Irlandës dhe kjo ishte pika ku jemi përqendruar më shumë. Gjithashtu, kemi punuar edhe në fazën ofensive, në mënyrë që të jemi më efikasë dhe të shënojmë gola”.

Ai foli edhe për rotacionet në formacion, duke pasur parasysh ngarkesën e madhe të ndeshjeve.

“Kemi shumë lojtarë, pasi numri ynë është i madh. Brenda 10 ditësh zhvillojmë katër ndeshje, ndaj ndryshimet janë të pritshme. Kam besim te të gjithë futbollistët dhe shpresojmë t’i marrim tri pikët”, deklaroi ai.

Ndeshja Kosovë-Izrael do të zhvillohet në orën 20:45.//


sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisMarsbahis girişcasinoroyalJojobet girişFixbet girişjojobet girişjojobet girişjojobet girişFixbet girişFixbetbahsegelJojobetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahis