Propozimi për t’i vendosur Sallës Universale në Shkup emrin e këngëtarit Vlado Janevski nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme në Këshillin e Qytetit të Shkupit.
Të lidhura
None found
Nisma u paraqit nga këshilltarja e LSDM-së, Keti Shterjova, e cila propozoi që objekti të quhej “Salla Universale Vlado Janevski”.
Sipas Shterjovës, ky emërtim do të përbënte një vlerësim për kontributin e gjatë të Janevskit në muzikën popullore maqedonase.
Megjithatë, nisma nuk u miratua, pasi nuk mori përkrahjen e këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së, grupi që zotëron shumicën në Këshill.
Gjatë së njëjtës mbledhje u rrëzuan edhe disa propozime të së Majtës lidhur me transportin publik. Ndërkohë, për shqyrtim u pranua iniciativa “0 mbeturina në Shkup”, e cila synon rritjen e pastërtisë në kryeqytet.
