Me pozat me bikini, Beatrix Ramosaj prezanton look-un e ri dhe s’do ta njihni (FOTO LAJM)

Beatrix Ramosaj është një nga vajzat shqiptare më të pëlqyera në rrjetet sociale, ku numëron qindra mijëra ndjekës. Ajo njihet për ndryshimet e shpeshta në ‘look-un’ e saj dhe guxon të eksperimentojë me pamjen. Para pak ditësh Trixa kërkoi ndihmën e ndjekësve në Instagram lidhur me ndryshimin e radhës në pamje. Flokë të kuqe apo bjonde?

Zgjedhja e këngëtares ka qenë kjo e dyta: flokë bjondë. Beatrix ka postuar disa foto në Instagram ku ka treguar ndryshimin në pamje dhe mezi njihet. “Flokë të rinj. Kush është kjo?”- ka shkruar me nota humori ajo, teksa vlen të theksohet se duket shumë bukur.

Sa i përket muzikës, Beatrix u rikthye pak muaj më parë pas një mungese 3 vjeçare. Kënga e saj e fundit titullohet “By my side” dhe u publikua në qershor e u prit shumë mirë nga publiku.


Shtuar 3.09.2021 13:45