Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova dhe reperi i njohur, Stresi ka reaguar për ndodhitë e fundit në BBVA si dhe veprimet dhe sharjet e Meritonit ndaj banorëve.
Ai gjithashtu ka komentuar deklaratën e Meritonit, siç pretendoi ai që e kishte bërë kundër reperit pasi kishte fituar Big Brother-in. Stresi pretendoi se Meritoni pati thënë “se e fitoi ai i Shqipërisë”.
Derisa komentonte sjelljen dhe fyerjet e Meritonit, Stresi foli pikërisht edhe për deklaratën e moderatorit që kishte bërë për të.
“Dëgjova Meritonin duke thënë [për mua] e ka fituar ai i Shqipërisë, pse kush duhet ta fitonte Big Brother”, theksoi Stresi përmes një videoje.
Ai pas kësaj dha deklarata të forta gjithashtu edhe për Vedat Bajrami.
“Kush duhet ta fitonte, Vedati që me borxhe që ka në Prishtinë të kokainës të fitonte lekët e Big Brother dhe të shlyente borxhet e kokainës që ka nëpër Prishtinë”, deklaroi Stresi, i cili po ashtu në këtë video përmendi edhe disa banorë të tjerë.
Vlen të theksohet se Stresi si dhe Vedati kanë pasur raport të tensionuar brenda formatit të BBVK-s.