“Më doli para dhe më bllokoi derën”, moderatorja shqiptare rrëfen si e ndoqi vajza lezbike

Ester Bylyku , prezantuesja e “Glamour Zone” në Ora News gjithmonë pret rrëfimet e papritura të të ftuarëve të saj, por këtë radhë ajo rrëfeu vetë një histori të ndodhur disa vite më parë.

Kur kam qenë në një bar po më shihte një vajzë, por nuk mendova gjë, se besoj, s’më shkonte mendja. Isha me dy shok dhe njëri më tha po të ngacmon, mendova jo, po gjithsesi ju afrova pak më shumë atij shokut , që të mendonte se e kisha të dashur. Më pas shkoj në tualet dhe kjo më ndjek në tualet, por unë nuk e shikoj. Unë hap derën dhe ajo ishte më e gjatë se unë dhe më kishte bllokuar daljen. Gjaku mua në fund të këmbëve,- rrëfeu Ester.

Ajo e tregoi këtë histori duke pasur të ftuar Dajana Shabanin e cila e hapi temën duke thënë se femrat, e huaja sidomos, e kanë ngacmuar gjithmonë.
Dajana tregoi se ish-bashkëshorti e kishte tradhtuar dhe ajo nuk e falte dot tradhtinë. Për këtë arsye ata ishin divorcuar.

Ajo ka treguar publikisht në bisedë me Esterin, sesi e zbuloi se burri e tradhtonte.

“E dimë që ish-bashkëshorti të ka tradhtuar po ti si e kuptove? Ai jeton në Itali dhe nuk më dalin llogaritë si e zbulove ti ketu, ai atje. Ose ai është shumë amator ose ti je shumë e zgjuar (qesh)”, e pyeti moderatorja.

“Ai kishte ardhur në Shqipëri. Një vajzë e huaj, vjen këtu për t`i bërë surprizë. Ata ishin së bashku tek lokali shoqes sime, por ish-burri nuk e dinte që njihja pronaren. Ajo më merr në telefon dhe më tha që i kishte të dy përpara syve. Në atë moment, mora ish-burrin në telefon dhe i thash që nuk kemi më punë bashkë, i nxorra valixhet jashtë dhe ndërrova bravën e derës. Më pas e mori në telefon avokatja ime që i tha se unë doja divorcin”, është shprehur ajo.


Shtuar 27.09.2021 14:14