Martohet Paris Hilton, ndan foton e parë nga ceremonia (FOTO LAJM)

Paris Hilton është martuar me sipërmarrësin Carter Reum në një ceremoni luksoze në Bel-Air. Trashëgimtarja 40-vjeçare dhe Reum shkëmbyen zotimet në një ceremoni të mbushur me yje, mes së cilëve ishte dhe Kim Kardashian, Kyle Richards, Ashley Benson dhe Bebe Rexha.

Hilton konfirmoi lajmin e martesës pasi ndau në rrjete sociale e veshur si nuse. Paris dhe Carter njoftuan se u fejuan në shkurt pas më shumë se një viti lidhje. Edhe pse ata kanë qenë të lidhur që nga dhjetori 2019, çifti e njohin njëri-tjetrin për më shumë se një dekadë.


Shtuar 12.11.2021 09:44