Kur vjen puna tek pyetja se cila është vajza e preferuar e mamit, Marina dhe Luana kanë gjithmonë përplasje. Por duket se për ditelindjen e Marinës, Luana është treguar ca më tolerante dhe më në fund e ka pranuar publikisht të “vërtetën e hidhur”.
“Gëzuar ditëlindjen e preferuara e mamit”, ka shkruar Luana në tortën e ditëlindjes së motrës së saj. Ndërkohë kaq mjaftuar që Marina ta ndajë këtë moment shoqëruar me fjalët: “E pranoi shyqyr”.
Pas kësaj deklarate, Luanës i mbetet vetëm të mendohet mirë, para se ta thojë sërish se është ajo e preferuara e mamit, pasi Marina s’do mendohet dy herë t’ia kujtojë tortën me të shkrimin mbi të.