Manjola Nallbani publikon këngën e re kushtuar mjekëve (VIDEO)

Beteja me koronavirusin ka lënë gjurmë tek Manjolla Nallbani. Këtë e ka reflektuar me projektin më të ri që ka publikuar, një këngë dedikuar situatës së pandemisë dhe veçanërisht sakrificës së mjekëve, atyre që ndodhin në frontin e parë të luftës për të shpëtuar jetë njerëzish.

Kënga mban titullin “Triumf”, për të cilën ajo shkruan: “Kjo këngë është për NE! Një dedikim për dashurinë dhe solidaritetin njerëzor në këtë kohë pandemie. Gjithashtu një mirënjohje për gjithë ata mjekë që shpëtuan jetë”. Kujtojmë që këngëtarja u tërhoq nga pjesëmarrja në Festivalin e Këngës pasi u infektua me virus.

“Përjetova shqetësime që nuk i kam provuar kurrë nga një grip i thjeshtë! Jo vetëm për shqetësimet fizike po sidomos gjendja psikologjike sepse fakti që është i pabesë dhe nuk di çfarë të sjell as minuti të tremb sigurisht! E vetmja gjë e mirë ishte që kuptova sa shumë njerëz paskam patur që më kanë treguar çdo ditë shumë dashuri e kujdes!”, shkruante asokohe ajo. 


Shtuar 24.04.2021 13:15