“Mami mezi ia dilte të na blinte të 4 motrave”, Luana Vjollca emocionon me rrëfimin

Moderatorja ditën e djeshme ka postuar në adresën e saj zyrtare të rrjetit social “Instagram” një foto të një vendi që i ka kujtuar fëmijërinë.

“E mbaj mend këtë vend që kur kam qenë bebe dhe sa herë e shoh kam nostalgji për kohën kur mami mezi ia dilte të na blinte të 4 motrave atë gjënë që donim në atë moment, por unë derisa u rrita se kuptova kurrë sa vështirë e kishte.

Vlerësoni çdo gjë që bëjnë prindërit për ju sepse absolutisht çdo gjë e tyre prej jush bëhet më shumë sakrificë.

Thuajini të dua dhe faleminderit sa herë të mundeni. Mam të dua dhe faleminderit”- ka shkruar ajo.


Shtuar 9.08.2023 14:55