“Mami dhe babi bënin luftë për mua”, Arjola Demiri flet për fëmijërinë: Jam rritur mes qytetit dhe fshatit

Ish banorja e “Big Borother Vip” dhe aktorja e njohur, Arjola Demiri ka vendosur që të na zbulojë disa të pathëna nga fëmijërinë e saj.

Ajo ka zbuluar disa momente të bukura, ku imitonte prezantueset.

Por se çfarë do të bëhej kur të rritej Arjola ka pasur një “luftë” brenda shtëpisë pasi e ëma dëshironte të bëhej aktore, ndërsa babi donte të bëhej police.

“Realisht kam pasur një fëmijëri shumë të bukur. Ndonjëherë them që pse fëmijët e mi nuk e kanë këtë mundësi sepse kur j’ua jep çdo gjë të gatshme nuk kanë ëndrra sepse e kanë çdo gjë dhe nuk fantazojnë. Unë jam rritur mes qytetit dhe fshatit tek dajat e mi dhe kam qenë një fëmijë që imitoja prezantueset e RTSH, imitoja aktorë dhe gjithmonë tezet më thërrisnin ‘artistja e tezes’ sepse kam shumë teze dhe më duan njësoj. Kur u rrita kuptova që kishin parë diçka tek unë. Që në moshën 11 vjeç kam luajtur role të moshave më të mëdha. Që këtu nisi e gjithë dëshira ime. Babi nuk më ka ndaluar deri në gjimnaz që të marr pjesë në aktivitete të ndryshme plus që kam qenë edhe volejbolliste shumë e dalluar sepse klasa ka qenë kampion dhe unë kapitenia. Ku flitej për artin unë isha kudo. Më pas mami ishte shtysa ime më e madhe ndërsa babi jo sepse mendonte që nuk ishte profesioni i duhur për mua. Ai ishte dakord për police. Ka pasur një luftë të hapur mes mamit dhe babit”, rrëfeu Arjola në “Pardon my French”.


Shtuar 12.10.2022 21:51