Dashuritë kanë lulëzuar edhe në karatinë, atëherë kur gjendja mendore ishte më e rënduar dhe nevoja për ngrohtësi dhe praninë e dikujt ishte domosdoshmëri. Një rast të tillë dashurie njohëm në ‘Abc e Pasdites’, ku Ermal Peçi kishte të ftuar çiftin simpatik, Lorin Bekteshi dhe Elsa Sherri.
Dy të rinjtë u njohën një vit më parë rastësisht në një eveniment, aty ku sytë ju ndeshën dhe përjetuan ndjenja të forta me shikim të parë. Mjaftuan sytë t’u ndesheshin, dhe Lorini si një piktor me profesion vendosi t’i realizonte një portret bukuroshes shkodrane ende pa komunikuar me të.
“Mund të themi që unë e pashë për herë të parë Elsën. Ajo nuk më vuri re, por e rrëmbeu vëmenndjen time. Nuk e pata të vështirë ta gjeja në rrjete sociale, thjesht prita derisa u hodhën fotot e eventit. Doja të godisja me diçka, i bëra një dhuratë dhe doja të ishte biseda e parë e jona.” – shprehu Lorin mbi herën e parë që ju takuan sytë.
Por distanca vijoj ta përshkroi historinë e tyre. Pak ditë pas takimit të rastësishëm, i gjithë vendi karantinohet. Për pasojë edhe çifti fillojnë njohjen e tyre virtualisht. Kjo distancë thellohej edhe nga qytetet ku secili partner jetonte, njëri në Tiranë dhe tjetri në Shkodër.
“Është një sfidë më vete, por ne e filluam historinë me distancën dhe ishim të mësuar. Ne kemi dalë për herë të parë pas 1 muaji e gjysëm. Ma ka marrë shpirtin zvarrë nga Shkodra në Tiranë.” – tha Elsa e emocionuar.
Çifti kurorëzoi dashurinë në fejesë vetëm një muaj më parë në një festë private me familjarë dhe të afërm. Ndonëse distanca vijon mes tyre, ata shprehin se e ardhmja rezervon plot surpriza për ta./albeu.com