Ish-konkurrentja e “Ferma VIP 3”, Fabjola Elezaj, e njohur gjatë formatit edhe si Ola, ka ndarë me ndjekësit një episod aspak të këndshëm që i ka ndodhur me ushqimin.
Në një InstaStory të publikuar në profilin e saj, Ola ka treguar një porcion me makarona dhe sallatë, ndërsa në njërën prej makaronave duket një krimb.
Të lidhura
None found
“E traumatizuar për gjithë jetën, nuk do të porosis më kurrë”, shkruan ajo në anglisht krahas pamjeve.

Fabjola Elezaj ishte një nga konkurrentet e “Ferma VIP 3”, ndërsa rrugëtimi i saj në reality show përfundoi, pas një televotimi ku publiku vendosi largimin e saj nga gara.
