Reperi i njohur nga Ferizaj, Buta, dhe ish-partnerja e tij, Fjolla, kanë rikthyer dyshimet se mund t’i kenë dhënë një tjetër mundësi lidhjes së tyre.
Prej më shumë se një viti, në media u përfol për një ndarje të mundshme mes çiftit, ndërsa veprimet e tyre në rrjetet sociale shtuan spekulimet për një krizë në marrëdhënie. Në atë periudhë, ata hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve dhe fshinë fotografitë e përbashkëta nga profilet e tyre.
Të lidhura
None found
Së fundmi, fansat kanë vënë re një ndryshim. Buta dhe Fjolla kanë nisur sërish të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, duke nxitur aludimet se mund të jenë pajtuar

Megjithatë, deri tani asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar nëse bëhet fjalë për një rikthim në lidhje apo thjesht për një përmirësim të marrëdhënies.
Buta dhe Fjolla janë prindër të një vajze dhe, pavarësisht spekulimeve të fundit, kanë zgjedhur të mos komentojnë publikisht mbi raportin e tyre aktual.
