Tentuan të afrohen drejt porteve jugore të Iranit, ushtria amerikane bllokon 20 anije tregtare

Ushtria amerikane ka njoftuar se ka penguar gjithsej 20 anije tregtare që të afrohen drejt porteve jugore të Iranit, në kuadër të rikthimit të bllokadës detare të vendosur nga Shtetet e Bashkuara në rajon.

Komanda Qendrore e Forcave të Armatosura të SHBA-së (CENTCOM) bëri të ditur se deri dje ishin ndaluar 18 anije tregtare që prej rifillimit të bllokadës në fillim të këtij muaji.

Të lidhura

None found

Kjo do të thotë se dy anije të tjera janë detyruar të ndryshojnë kurs gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit të CENTCOM, forcat amerikane kanë bërë deri tani ndalimin e dy anijeve, ndërsa kanë zhvilluar edhe dy operacione kontrolli në bord të mjeteve tregtare.

Ky zhvillim vjen në kuadër të rritjes së pranisë ushtarake amerikane në Gjirin Persik dhe përpjekjeve të Uashingtonit për të vendosur kufizime mbi aksesin detar drejt porteve jugore iraniane, në një kohë kur tensionet me Teheranin vijojnë të përshkallëzohen.


Shtuar 29.07.2026 22:22

Tags: ,
holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet