Erik Fullani është vënë sërish në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pasi së fundmi është parë duke kaluar pushimet në plazh në shoqërinë e një vajze tjetër.
Pamjet, të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale, kanë nxitur menjëherë aludime për statusin e marrëdhënies së tij me Sara Hoxhën.
Të lidhura
None found
Prania e një vajze tjetër në krah të Fullanit dhe mungesa e Sarës kanë bërë që ndjekësit të shtrojnë pyetjen: bëhet fjalë për një ndarje apo thjesht për një shoqëri?

Deri më tani, as Erik Fullani dhe as Sara Hoxha nuk kanë reaguar publikisht lidhur me këto aludime.
Për këtë arsye, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se mes tyre ka pasur një ndarje apo se vajza me të cilën është parë Fullani ka një lidhje romantike me të.Mbetet për t’u parë nëse një reagim nga protagonistët do t’i japë fund spekulimeve që kanë pushtuar rrjetin.
