dhe poetja Mimoza Ahmeti ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, këtë herë me një njoftim të pazakontë që lidhet me eksperiencën e saj në “Ferma VIP 3”, format ku ajo u shpall fituese.
Ahmeti ka publikuar pamje të veshjes që përdori gjatë një performance në spektakël, ku u shfaq e transformuar në stilin e Lady Gaga-s. Seti përbëhet nga veshja me kuadrate dhe këpucët blu që ajo mbante gjatë performancës.

Të lidhura
None found

Krahas pamjeve, Mimoza ka shkruar se veshja nxirret në ankand, duke filluar nga 5,000 euro.Njoftimi ka tërhequr vëmendjen për shkak të shumës së vendosur, ndërsa për momentin nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një ankand real apo për një tjetër batutë me humor nga shkrimtarja, e cila gjatë qëndrimit në “Ferma VIP” u komentua shpesh pikërisht për spontanitetin dhe batutat e saj.
Në çdo rast, postimi ka ngjallur diskutime, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë ofertë për setin e famshëm të performancës së saj.
