Lumbardh Salihu flet pas daljes si fitues nga Big Brother VIP Kosova

Lumbardh Salihu është shpallur fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ai arriti të fitojë çmimin e madh prej 144 mijë eurosh, duke mposhtur finalistët e tjerë: Edona James, Blerandon dhe Shqipe Hysenajn.

3 Ditë pas fitores, ai ka dhënë intervistën e parë  pas përfundimit të këtij spektakli.

Lumbardhi tha se në fillim ka qenë pak e vështirë për të, por me kohën u ambientua.

Ai poashtu tha se ka analizuar banorët dhe ka dëgjuar me vëmendje opinionet e opinionistëve në studio.

Ish-futbollisti nga Vitia u shpreh i lumtur se brenda ka fituar edhe dashurinë e jetës.

Salihu ka qenë i pëlqyer brenda për veprimet, maturinë dhe për lojën karshi të tjerëve.