Luana Vjollca largohet pas 15 vitesh nga “Top Channel”

Moderatorja Luana Vjollca duket se do i japë fund projekteve në bashkëpunim me televizionin Top Channel. Lajmin e ka bërë të ditur media e Kosovës Express.

Luana Vjollca e ka nisur karrierën e saj prej 15 vitesh në Top Channel por Express na bën me dije se me anë të disa burimeve të afërta, ka mësuar se moderatorja nuk do të jetë më aty.

Nuk dihet ende se cila ka qenë arsyeja e prishjes bashkëpunimit midis tyre dhe nëse Luana do të shfaqet në ndonjë televizion me emisionin e saj “Shiko Kush Luan”, të cilin jemi mësuar ta shohim çdo shtator.


Shtuar 23.08.2021 15:43