Luana Vjollca është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo numëron plot 2 milionë ndjekës në profilin e saj në “Instagram”, aty ku herë pas here poston foto e video të ndryshme nga përditshmëria. Njekohësisht ajo ështe një nga personazhet publik të ekranit shqiptar më të sulmura për sa i përket ndryshimeve nëpërmjet ndërhyrjeve plastike.
Një ditë më parë, bukuroshja bionde ndau me fansat disa imazhe që menjëherë morën mijëra pëlqime dhe komente. Në pozat në fjalë, Luana shfaqet e veshur me një top crop të zi dhe me pantallona po ashtu të zeza.
Moderatorja e njohur shfaqet gjithashtu me make-up profesional dhe me flokë të shkurtra, ashtu siç i ka vetë. “I’m in a ‘thjeshtë’ mood”, shkroi ylli i ekranit krahas imazheve që ndau me të gjithë.
Pozat e saj morën mijëra komente pozitive, por siç ndodh shpesh me personazhet e njohur dhe jo vetëm, nuk munguan as fjalët negative. “Ok, po nga të tuat ça të ka mbetur?”, i shkruan një ndjekës moderatores seksi.
Ky koment nuk i ka shpëtuar Luanës, e cila ka vendosur që t’i kthejë menjëherë përgjigje ndjekësit: Gjitha vallai të miat janë, po ç’tu bëj juve unë që nuk bindeni.