“Loredana, të dua”, deklarata e Ylli Liaminit në mes të koncertit po bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Loredana dhe Yll Limani dy prej artistëve më të suksesshëm të momentit. Dyshja gëzojnë dhe një raport mjaft të mirë miqësor mes njëri-tjetrit. Së fundmi, një video qarkullon kudo në rrjete sociale, sidomos në TikTok, ku shihet Ylli teksa performon në një koncert të tijin. Aty ndodhej edhe Loredana, e cila u pa teksa këndonte e kërcente këngën e Yllit.

“Loredana, të duaaaaaa” bërtiti me të madhe Ylli gjatë performancës së tij. Nga ana tjetër, Loredana nuk reagoi por vijoi të kërcente nën tingujt e këngës “Alkool”, bashkëpubim i Yllit me Noizy-n.

Nga ana tjetër, “Heart Attack” e Noizy-t dhe Loredanës është një prej bashkëpunimeve më të dëgjuara të këtij sezoni, duke rrëmbyer miliona klikime.