Ky postim i Arbana Osmanit do t’ua mbushë sytë me lot

Arbana Osmani ka postuar në Instastory letrën që i ka shkruar i biri i saj, Joni.

Letra e tij padyshim që është shumë emocionale, pasi ai mundohet t’i thotë asaj që mos ta qortoj shumë sepse asnjë njeri nuk është perfekt.

Sipër fotos Arbana ka shkruar “Mësimet më të mëdha na i japin fëmijët”. Ku ka lënë gjithashtu të nënkuptohet se dënimet që ajo i jep Jonit janë të mos qëndroj në telefon.

Letra e plotë:

Më fal ma që e kam shkruajtur këtë në vend të asaj që më the ti.

Unë të dua shumë, ti je një mama shumë e mirë, por ka disa gjëra që nuk më pëlqejnë nga ty.

Unë e kuptoj që ti do që unë të jem perfekt dhe do që të jem studenti më i mirë në klasë, por e vetmja gjë është kur më bërtet vetëm për një gabim të vogël dhe pastaj më dënon dhe më jep ekstra punë.

Unë vetëm po të them që nuk mund të jem perfekt.

Nga i dashur Joni, te Arbana.


Shtuar 1.03.2024 22:30