Banorët vazhdojnë kundërshtinë ndaj draftit të PS për Territorialen, mblidhen në protestë përpara Kryesisë së Kuvendit

Paraditen e kësaj të hëne, 5 tetor 2026, shumë qytetarë janë mbledhur përpara Kryesisë së Kuvendit, duke kundërshtuar propozimin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale, i cili parashikon shkrirjen e disa bashkive.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, pritet të diskutohet edhe për projektligjin socialist, që më pas pritet të kalojë në seancë plenare.

Të lidhura

None found

Drafti i PS parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 bashkive dhe konsolidimin e tyre në bashki më të mëdha.

Banorët e bashkive që preken dhe administrata u ngritën në revoltë duke kundërshtuar planin.

Çfarë parashikon drafti i PS?

Partia Socialiste propozon reduktimin e numrit të bashkive në vend, nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 bashkive. Sipas draftit, 33 bashki do të mbeten të pandryshuara, ndërsa 28 të tjera do të preken nga ndryshimet administrative.

Bashkitë që do shkrihen janë bashkia e Fushë-Arrëzit, Klosi, Rrogozhina, Dimali, Poliçani, Patosi, Divjaka, Selenica, Maliqi, Këlcyra, Memaliaj, Libohova, Cërriku, Belshi dhe Përrenjasi.

Ndryshimet prekin disa qarqe. Në qarkun Elbasan, Cërriku dhe Belshi i bashkohen bashkisë së Elbasanit, ndërsa Prrenjasi bashkohet me Librazhdin. Berati zgjerohet me Dimalin dhe Poliçanin. Në qarkun Fier, Patosi i bashkohet bashkisë së Fierit, ndërsa Divjaka kalon nën administrimin e Lushnjës.

Në jug, Selenica i bashkohet bashkisë së Vlorës, bashkia Memaliaj bashkohet me Tepelenën, Libohova me Gjirokastrën dhe Këlcyra me Përmetin. Në veri, Fushë-Arrëzi do të bëhet pjesë e bashkisë së Pukës, ndërsa Klosi te Mati.


sultanbeyli escortjojobettipobetVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetesbetjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahiskingroyalsekabet girişsekabetjojobet girişbahsegelmarsbahis