Ky është çmimi marramendës që do të marrë fituesi i “Big Brother VIP Albania”

Sonte do të fillojë edicioni i parë i Big Brother VIP Albania.Ndonëse sa i përket emrave të banorëve VIP që do jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ende nuk janë bërë të ditur zyrtarisht, dy opinionistët do të jenë Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku.

Banori VIP, fituesi i këtij edicioni të parë, do të fitojë 100 mijë euro.

Moderatorja e këtij formati, do jetë Arbana Osmani, e cila ka bërë të ditur se do të zgjasë 100 ditë. Ajo gjithashtu zbuloi se do jenë 14 banorë.


Shtuar 5.10.2021 15:43