Kushtoi miliona dollarë, brenda rezidencës moderne të Julia Roberts (FOTO LAJM)

Aktorja e famshme botërore, Julia Roberts, me një karrierë shumëvjeçare që ka arritur shifra miliona dollarëshe, tashmë ka shpenzuar 8.3 milion dollarë për të blerë një rezidencë të vjetër në lagjen Presidio Heights të San Françiskos.

“Manison Global” shkruan se shtëpia është e projektuar në 1907 nga Sylvain Schnaittacher dhe ka afërsisht 6,245 metra katror hapësirë banimi.

Ajo përfshin pesë dhoma gjumi dhe katër tualete, një çati të pjesshme me pllaka, një kopsht me pamje nga veriu, një garazh me dy makina dhe një dhomë vere me 1,000 shishe.

Shitësi ishte Brodie Cobb, i cili e bleu shtëpinë për 1.88 milion dollarë në 1997, tregojnë të dhënat e pronës.

Projektuesi i brendshëm John Wheatman, e ka rimodeluar duke e përshtatur katin e parë në një holl të madh me dritare të mëdha, një dhomë ndenjeje, një dhomë ngrënieje dhe një dhomë familjare që ka vatra zjarri, si dhe një kuzhinë e një bar.

Ndërsa në katin e dytë ka katër dhoma gjumi dhe dy banjo dhe në katin e tretë ndodhet suita e dhomës së gjumit, me një ballkon dhe dritare me pamje nga “Golden Gate Bridge” dhe “San Francisco Bay”.

Aktorja Roberts, është nominuar për katër çmime “Academy” dhe ka fituar çmimin e aktores më të mirë për interpretimin e saj në “Erin Brockovich” (2000).

Shtuar 28.04.2021 10:00